Maqedoni

Omikron është përhapur në 106 vende, Çibishev: Nuk është koha për festa

24.12.2021 14:43

Loji i ri i virusit korona Omikron, tanimë ka arritur në vendet fqinje, si Shqippëria dhe Serbia....

Loji i ri i virusit korona Omikron, tanimë ka arritur në vendet fqinje, si Shqippëria dhe Serbia. Sipas informacioneve të deritanishme ky variant përhapet shum më shpejtë se lloji Delta i virusit, por duke të jetë pak më i lehtë. Autoritetet në vend kanë vendosur që të mos aplikojnë masa të reja kufizuese për festat e fundvitit, që do të thotë se nuk do të mungojnë grumbullimet nëpër lokale. Kjo e rrit rrezikun e përhapjes së virusit thotë mjeku Nadon Çibishev, sipas të cilit një valë e re e virusit do të ishte vështirë i menaxhueshëm për vendin. 

“Gjendja po bëhet gjithnjë e më e vështirë, sistemi shëdnetësorë është lodhur, personeli poashtu. Kjo po zgjat shum kësht që nëse ndodh edhe një valë e re ndërsa ajo paraprake ende nuk ka përfunduar, mendoj se do të jetë shum vështir.”, tha Andon Çibishev, mjek.
 
Omikron është përhapur në 106 vende prandaj nuk është koha për ahengje festive thot Çibishev, i cili apelon te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë festave të fundvitit.
 
“Nuk është koha për ahengje të përmbaheni nga grumbullimet të përmbaheni nga ahengjet në hapsira të mbyllura dhe gjithkund ku hyjnë në hapsira të mbyllura të qëndrojnë sa më shkurt dhe të mbajnë maska, të mbajnë distancë dhe të kujdesen për higjienën personale e sidomos ti lajnë duart.”, tha Çibishev.
 
MSH: 67 % e të infektuarve nuk kanë qenë të vaksinuar 
 
Ndërkohë siç ka njoftuar minsitria e shëndetësisë nga periudha 6 gusht deri më 23 dhjetor  në vend me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 66 mijë e 857 qytetarë, prej të cilëve 33% apo 21 mijë e 806 persona kanë qenë të vaksinuar. Në periudhën e njëjtë 45 mijë e 51 qytetarë, përkatësisht 67% e rasteve me COVID-19 nuk kanë qenë të vaksinuar. Sa u përket personave të hospitalizuar 85% janë të pavaksinuar. 
 
Vdekshmëria te personat e pavaksinuar është dukshëm më e madhe. Nga periudha 6 gushti deri më 23 dhjetor në vend kanë humbur jetën 2362 persona, prej tyre 1850 nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 21% janë vaksinuar, bën të ditur Istituti i Shëndetit Publik, duke bërë apel te qytetarët që të vaksinohen. 
 
VORA LATIFI TOPOJANI