Maqedoni

Paraburgimi i Mijallkov, Ruskoska: Ka rrezik t'arratiset, vendimi penalës është legal

24.12.2021 15:07

Caktimi i masës së re të paraburgimit nga Gjykata Penale, për ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov...

Caktimi i masës së re të paraburgimit nga Gjykata Penale, për ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov, në të njejtën ditë kur Gjykata e Apelit e liroi atë nga paraburgimi me garancë prej 11 milion euro, për prokuroren Villma Ruskoska nuk ka asgjë kontestuese. Sipas sajë nuk bëhet fjalë për derogim të vendimit gjyqësor nga gjykata e ninstancës më të ulët ndaj asaj më të lartë siç pretendon mbrojtja e Mijallkov. Në këtë rast bëhet fjalë për raste të ndryshme gjyqësore dhe asgjë nuk është e kundërligjshme tha Ruskoska.
 
“E saktë është se nuk mundet të derogojë por këtu bëhet fjalë për dy lëndë të ndryshme. Gjykata e Apelit në njërën lëndë e anuloi paraburgimin dhe e zëvendësoi me garancë ndërsa Këshilli Penal pranë Gjykatës Penale në Shkup ka vepruar mbi lëndë tjetër. Ai para shpalosjes së aktvendimit u zhduk për 48 orë dhe askush nuk e dinte se ku është. Në një farë mënyre mund ta vlerësojmë si një lloj arratisje edhe pse ai e mohoi atë. Ka disa aktvendime jo të plotfuqishme, që janë të shkallës së parë ku është dënuar në më shumë vite burg. Këto janë disa nga arsyet për çka kërkuam masën e paraburgimit.”, tha Villma Ruskoska, prokurore për krim të organizuar dhe korrupsion
 
Ruskoska ka folur edhe për tragjedinë me autobusin në autostradën Struma në Bullgari ku humbën jetën 46 persona. Ajo nuk deshti të jap më shumë detaje para se atë ta bëjnë ekpiet e hetimit bullgarë megjithatë tha se stacioni i kontrollit teknik ka punuar me lëshime.
 
“Lëndën po e udhëheq me të vërtet një prokuror me përvojë dhe nuk dyshoj se të gjitha gjërat do ti kontrollojë. Për shikuesit e TVM-së mund të them se kam informatë që stacioni për kontrrollë teknik ku është realizuar kontrolli teknik i autobusit i cili u dogj për momenti është e mbyllur me vendim të policisë. Është mbyllur përkohësiht pasi që gjatë kontrolit janë gjetur një sër lëshimesh në punën e këti stacioni për kontrroll teknik.”, tha Ruskoska.
 
Ndërkohë, autoritet bullgare kanë njoftuar se me 25 dhjetor do të publikojnë raportin e plotë të aksidentit të autobusit të "Besa Trans" ku humbën jetëm 46 persona dhe 7 mbetën të lënduar.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI