Covid-19, Evropa arrinë majat e reja të infektimit

24.12.2021 15:32

Infektimet me COVID-19....

Infektimet me COVID-19 vijojnë të arrijnë maja të reja në Europën Perëndimore. Spanja shënoi rekord pandemik me gati 73 mijë infektime të reja, këtë 24-orësh, një shifër që përbën më tepër se dyfishin e niveleve të larta të arritura deri më tani. Edhe Portugalia shënoi numrin më të lartë të infektimeve që prej Shkurtit.

Rekorde të reja pandemike njoftuan më herët edhe Britania e Madhe, Italia e Franca, të cilat aknë vendosur masa të reja kufizuese gjatë festave të fundvitit.

“Pas dy vitesh të kësaj pandemie, nuk mund të them se e kemi kaluar pandeminë. Si mundem të them kur Omicron është në rritje e sipër? Epo, ne të gjithë e dimë se duhet Së bashku përpiqemi të ndalojmë përhapjen e këtij varianti të ri. Duhet ta testojmë veten dhe të kemi kujdes të shtuar sidomos gjatë festave” – tha Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Jonson.

“Maskat do të jenë të detyrueshme jashtë, dhe ne po parashikojmë një dispozitë që kërkon një maskë të lloji N95, lloji më mbrojtës i maskës, po ndalojmë edhe festat dhe eventet në sheshet publike deri në datën 31 janar, me synimin e qartë për të shmangur tubimet, të cilat mund të jenë vtë rrezikshme, veçanërisht gjatë pushimeve." – u shpreh Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Covid-19, shumë shtete shtrengojnë masat gjatë festave

Edhe Greqia rikthen detyrimin e mbajtjes së maskave në ambiente të brendshme e të jashtme.

Çekia ka rikthyer kufizimet e ashpra për të përmirësuar gjendjen me virusin. Qeveria  njoftoi se një sërë masash tjera do të hyjnë në fuqi që nga 29 dhjetori. Pavarësisht nivelit të lartë të vaksinimit, shumë vende i janë përgjigjur thirrjes së OBSH-së për të pezulluar festimet e fundvitit, në rastin më të fundit, Nju Jorku që nuk do të ketë grumbullimet tradicionale natën e ndërrimit të viteve.

Shtetet e Bashkuara shënuan një rekord të ri numri i viktimave nga Covid 19 ka shkuar në 812 mijë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit  u shënuan 1 mijë e 905 viktima, që është pranë nivelit maksimal të infektimeve që vendi e arriti në janar.

Vala e re po ushqehet nga përhapja me ritme të paprecedentë e Omikronit. Megjithatë, niveli i vdekjeve mbetet i pandryshueshëm. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)