Maqedoni

‘Sllavija’, Arsovski: Të ndërpritet shitja e ndërmarjes

24.12.2021 15:44

VMRO – DPMNE me akuza për veprime kriminale dhe korruptive të qeverisë, me shitjen e ndërmarjes Sllavija për 218 mijë euro....

VMRO – DPMNE me akuza për veprime kriminale dhe korruptive të qeverisë, me shitjen e ndërmarjes Sllavija për 218 mijë euro. Zëdhënësi I partisë publikoi dokumente me të cilat pretendon se ndërmarja nuk ka borxhe të majme, ashtu paraqitet nga pushteti, por posedon pasuri prej 20 milion euro.
 
 “I porosis publikisht të tërhiqen nga Sllavija të cilën e përgadisin në këtë formë të turpshme. Ndërmarje kjo e cila ka të ardhura në nivel vjetor, nuk mund të shitet si ndërmarje me borxhe prej 50 milion euro. Jo, kjo ndërmarje ka vetëm 4.2 milion euro borxhe, por që ka të ardhura prej 50 milion euro çdo vit.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
 
LSDM: Për gjendjen e ndërmarjes, fajtore VMRO
 
Kanë reaguar nga LSDM duke kërkuar nga opozita që most ë manipulojë opinionin me vlerën e ndërmarjes Sllavija. Sipas tyre VMRO  është pëgjegjëse për situatën në të cilën gjindet ndërmarja.
 
“Sot zëdhënësi I VMRO – DPMNE-së manipuloi opinionin duke treguar vetëm të hyrat por jo edhe shpenzimet. VMRO mbart përgjegjësi për këtë situatë të Sllavisë duke shitur fshehurazi dhjetëra shitore dhe markete të ndërmarjes  të afërmve të VMRO-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
 
Scocial demokratët pretendojnë se në 12 vite qeverisje të VMRO-së, në duart e sektorit privat kanë përfunduar dy të tretat e pronës së ndërmarjes Sllavija.
 
MERAL ISMAILI