EMV do të nis kursimin, një pjesë e të punësuarve në pushim të detyruar

24.12.2021 16:10

Elektranat e Maqedonisë së Veriut....

Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur masat e para që do të ndihmojnë në zvogëlimin e harxhimeve në kushte të krizës energjetike. Përmes një komunikate nga SH.A EVM njoftojnë se do të dërgojnë në pushim të detyruar disa nga punonjësit e saj  për shkak të masave të reja shtrënguese që do të ndikojnë uljen e kostove në kushte të krizës energjetike.

Shtojnë se këto masa  kanë për qëllim uljen e harxhimeve joproduktive dhe realizimin e procesit të prodhimit, duke investuar më pak burime materiale dhe njerëzore.

“Në vazhdë është procedura për konstatimin e vendeve të punës që nuk janë të domosdoshme për prodhimin e energjisë elektrike për një periudhë të caktuar kohore. Kryerësit e vendeve të konstatuara të punës do të dërgohen në pushim të detyrueshëm, jo më të gjatë se tre muaj, konform Ligjit për marrëdhënie pune, me pagesën e 70% të rrogës” – thonë nga SH.A “EVM”.

Nga EMV shtojnë se janë ulur ose ndërprerë plotësisht të gjitha harxhimet tjera të cilat nuk janë rreptësisht të lidhura me prodhimin e energjisë elektrike, si sponsorizimet, përfaqësimet dhe udhëtimet e zyrtare. 

Nga VMRO-DPMNE e quajtën dyftyrësi vendimin e EMV-së, e cila sipas tyre në njërën anë çon punëtorë të saj në pushim të detyruar kurse në anën tjetër angazhon persona për punë të përkohshme.

“Kjo do të thotë vetëm një gjë që Qeveria përmes Kovaçevskit ka për qëllim ti dënoj të padëshiruarit partiak në ELEM, ndërsa në të njejtën kohë të angazhoj të punsëuar për periudhë të përkohshme. ELEM vetëm para disa muajsh punësoi, ndërsa akoma bën punësime të reja të përkohshme, ndërsa në të njejtën kohë lëshon nga puna. E qartë është se këto lista për dënime të të punësuarve do të zavendësohen me njerëz që kanë libreza partiake të LSDM-së” – tha Silvana Angelevska nga VMRO DPMNE.

Për dallim nga shtetet fiqnje që kanë filluar reduktimin e energjeisë elektrike, Maqedonia e Veriut nga viti i ardhshëm do ta rris çmimine e energjisë elekjtrike për të paktën 10 përqind. (Zekirja Mexhiti, TVM2)