Policia franceze ka vrarë një terrorist
Kanosje ka pasur edh epolicia franceze e cila është detyruar të përdorë armët pas një sulmi të papritur. Me këtë rast ka qëlluar për vdekje një terrorist të dyshuar pasi kishte sulmuar me thikë dy policë në një stacion policorë.....

Policia franceze ka qëlluar për vdekje një terrorist të dyshuar pasi kishte sulmuar me thikë dy policë në një stacion policie në Tours.
Pas sulmit të paptritur, policia ndërhyri duke e qëlluar për vdekje, ndërsa dy efektivë të policisë janë në gjendje të rëndë. Gazeta franceze “Le Figaro” raporton se i dyshuari hyri në ndërtesë rreth orës 14:00 pasdite, në një gjendje të trazuar. Ai nxori një thikë që e kishte fshehur prapa shpinës, sulmoi një polic dhe thirri “Allahu Akbar”.
Christophe Crazpin, nga unioni i policise franceze tha se i dyshuari theri me thikë edhe disa policë tjerë nëpër fytyrë, duke mos lënë zgjidhje tjetër veçse të qëllojnë ndaj tij.
“Pas shpinës së tij, ai kishte një thikë - një thikë të gjatë, si një thikë kuzhine. Viktima hyri në ndërtesë në një gjendje të trazuar dhe Pa asnjë paralajmërim, nxori thikëN që e kishte fshehur prapa shpinës, sulmoi një polic dhe thirri “Allahu Akbar”. Më pas ai sulmoi me armën e ftohtë edhe disa policë të tjerë duke u shkaktuar plagë në fytyre ” – tha Christophe Crazpin, UNSA (unioni i policisë franceze)
Sulmi u cilësua si “brutal” nga Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, i cili përgëzoi forcat e rednit për qetësinë dhe profesionalizmin.
“Burime të caktuara janë duke pretenduar se ai bërtiti 'Allahu ekberr`, A është kjo e saktë?”
“Nga informacionet që sapo i mora une, në këtë moment, rezultojn nga dëshmitë e para të dëshmitarëve, konfirmoj se kjo është e theksuar, para përdorimit të dhunës" – tha ministri i brendshëm francez, Bertrand Cazeneuve.
Mësohet se agresori ishte me prejardhje nga Burundi dhe ka pasur një të shkuar kriminale.
Sipas mediave farnceze, dyshohet se ai mund të jetë edhe “islamik i njohur nga shërbimi sekret francez, por ministri I brendhsëm tha se nuk ishte person nën hetim apo vëzhgim. (Sanije Kasami, TVM2)
