Kuvend, debat mbi strategjinë për barazi gjinore

24.12.2021 17:08

Barazi të plotë midis burrave dhe grave....

Barazi të plotë midis burrave dhe grave, forcimi i pozitës së grave dhe aksesi i tyre i barabartë në të drejta, dhe pjesëmarrje gjatë marrjes së vendimeve.

Kështu ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska arsyetoi para shoqatave civile nevojën e miratimit të strategjisë për barazi gjinore 2021-2026.

Sipas saj, bëhet fjalë për dokument që do të sigurojë luftimin e stereotipeve gjinore dhe ndërtimin e një kulture kundër dhunës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, ka për qëllim qartësisht integrimin e kësaj perspektive në politika dhe strategji të tjera duke luftuar stereotipet dhe dhunën ndaj grave, avansimin në të gjitha sferat e jetës publike dhe private, e kam fjalën për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, aksesin në sigurime ligjore dhe mjedisore” –tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Nga shoqata e grave fermere kërkuan të përfshihen kompensime për gratë fermere gjatë pushimeve mjekësore dhe të lindjes.

“Fermeret gra të regjistruara me statusin e fermerit individual të kenë kompensim për pushimin për shkak të sëmundjes dhe të drejtën e kompensimit për pushim, për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe amësisë” – deklaroi Vaska Mojsovska nga Federata Nacionale e Fermerëve.

Disa organizata të shoqërisë civile kërkuan rishikim të dokumentit.

Ju ftoj të rishikoni strategjinë për sipërmarrësitë e grave, sepse kemi situatën e re me Covid, kemi tendenca të reja në sipërmarrësi” – theksoi Valentina Disoska nga Shoqata e Grave Afariste.

“Ne besojmë se duhet të bëhet një rishikim i kësaj strategjie sapo të miratohet ligji i ri, sepse ai ligj është  kyç për këtë strategji dhe nuk ka logjikë që të mos jetë në vetë dokumentin” – tha Neda Çaloska nga "Reaktor".

Ky është dokumenti i katërt strategjik që ndërlidh fushat e veprimit për arritjen e barazisë gjinore. (Naim Ramadani, TVM2)