Ekonomi

Financat, ndërmarjet mikro janë goditur më rëndë nga kriza

24.12.2021 17:21

Pandemia dhe kriza energjetike e kanë përkeqësuar performancën financiare të kompanive vendore...

Pandemia dhe  kriza energjetike e kanë përkeqësuar performancën financiare të kompanive vendore, ndërsa kompanitë mikro janë më një situate të përkeqësuar. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se 91 deri në 92 për qind e kompanive vendore kanë maksimum nëntë të punësuar dhe për këtë duhet të hartohen masa të veçanta mbështetëse. Borxhe dhe likuiditeti i tyre vitin e kaluar u përkeqësua edhe më shumë,  thotë profesor Borçe Trenovski.
 
“Për 1.8 përqind është ishtë më e madhe në vitin 2919 ndërsa në vitin 2020 borxhi ishtë dy herë e gjysmë më e madhe  në raport me kapitalin e këtyre ndërmarrjeve. Kjo është dukshëm e pakrahasueshme me ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme, kompanit e vogla janë diku afër por të mëdhenjtë janë larg.”, tha Borçe Trenovski, profesor në Fakulteti Ekonomik-Shkup.
 
Ekspertët rekomandojnë mundësinë e kompensimit shumëpalësh si një mundësi për të marrë vullnetarisht pretendime dhe detyrime ndërmjet kompanive dhe për të përmirësuar likuiditetin e tyre. Mënyra e re si një lloj barazie nënkupton përdorimin e një mjeti dixhital që mundëson mbylljen e detyrimeve duke kërkuar drejtpërdrejt pa lëvizje të fondeve, duke lidhur një numër të madh debitorë dhe kreditorë që kanë marrëdhënie të ndërsjella borxhi. Ueb platforma në të cilën u diskutua për konceptin e qëndrueshëm financiar të kompanive është organizuar nga konfederata e Maqedonisë e mbështetur nga projekti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, financuar nga BE-ja.
 
SEDAT SELIMI