Maqedoni

Kovid 19, regjistrohet rasti i parë me Omikron në RMV

24.12.2021 17:46

Regjistrohet rasti i parë i variantit Omicron të virusit korona në Maqedoninë e Veriut...

Regjistrohet rasti i parë i variantit Omicron të virusit korona në Maqedoninë e Veriut bën të ditur minsitria e shëndetësisë. Sekuenca është bërë në spitalin privat Zhan Mitrev në Shkup, tek një person i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe. 
 
“Bëhet fjalë për ri infektim, përkatësisht acient që në janar të vitit 2021 ishte I prekur nga virusi por ishte asimptomatik. Pas shërimit, pacienti mori dy doza të vaksinës “Pfizer”. Për herë të dytë, pozitiv me Covid 19 rezultoi 2 ditë më parë, pas së cilës u konfirmua se bëhet fjalë për variantin Omicron.”, bëjnë të ditur nga misnitria e shëndetësisë, duke shtuar se pacienti aktualisht ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpi. 
 
Kovid 19, 11 të vdekur 6 prej të cilëve në 24 orët e fundit
 
Nga kjo minsitri njëherit kanë njoftuar se virusi korona u ka marr jetën edhe 11 personave, 6 prej të ciëlëve në 24 orët e fundit, derisa 5 të tjerë e kanë humbur jetën në periudhën prej 22 nëntor deri më 20 dhejtor. Më 29 nëntor ka humbur jetën edhe një fëmijë një vjeçar, i cili po trajtohej në klinikën e fëmijëve. Bëhet fjalë për fëmijë nga shtëpia e fëmijëve pa pridër në Manastir, i cili disa here është hospitalizuar për shkak të problemeve shëndetësore përfshi epilepsinë. 
 
Ministria e Shëndetësisë njëherit informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 3.511 testime prej të cilëve 333 kanë rezultuar pozitiv. Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftohet edhe për 311 të shëruar. Aktualisht në vend ka edhe 5.185 raste pozitive me Kovid 19.
 
GAZMEND KURTISHI