Maqedoni
Protesta para qeverisë: Stop mbajtjes së obliguar të maskave në shkolla
24.12.2021 18:49
Lëvizja stop mbajtjes së obliguar të maskave nga fëmijët në shkolla kanë protestuar para qeverisë...

Lëvizja stop mbajtjes së obliguar të maskave nga fëmijët në shkolla kanë protestuar para qeverisë duke kërkuar që mbajtja e maskave të jetë në bazë vullnetare. Sipas protestuesve mbajtja e maskave në shkolla është e dëmshme për shëndetin e fëmijëve, siç është e dëmshme edhe mbajtja e mësimit me dritare të hapura në temperatura të ulëta.
“Nuk duhet të jetë detyrim që secili fëmijë të mbajnë maska në shkollë për shkak se nuk është e shëndoshë dhe nuk është normale dhe deri tani ne udheheqemi me protokolle të cilat janë shpikur në 2020 prej atëhere e këndej nuk është parë e arsyeshme që të bëhet protokolle të reja. Kam fëmijë I cili ka 7 vjet dhe e gjith klasa nga Komuna e Butelit në Radishani ushtrojnë edukatë fizike me maska a mund ta paramendoni.”, tha një protestues.
“Fëmijët duhet të jenë të shëdetëshëm nuk duhet të mbajnë maska, nuk ka nevojë sepse tër ajo ndikon në shëndetin e tyre. Ju thithni oksigjen nuk mund të thithni dioksin karboni. Tër ajo e dëmton sistemin nervor të fëmijës, emocioneve dhe mushkrive të tij që duhet të zhvillohen.”, tha një mjeke.
Grupi I prindërve që protestojnë një muaj më parë i kanë dërguar ankesë tek të gjitha institucioneve përkatëse, Komisionit për Sëmundjet Infektive, ai i Shëndetësisë, dhe në Qeveri, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ministria e Shëndetësisë pretendoi se Komisioni nuk kishte marrë një iniciativë të tillë, megjithëse prindërit kishin dërguar disa e-mail në ministri. Nëse nuk hasin në mirkuptim në 3 javët e ardhshme, nga kjo nismë njoftojnë se në gjysmën e dytë të vitit fëmijët do ti dërgojnë në shkollë pa maska.
GAZMEND KURTISHI
