Kryeministri turk Davutollgu për vizitë dyditore në Maqedoni
22.12.2014 10:09
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë...

Davutoglu siç njoftoi kabineti i tij, në Shkup do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe me presidentin Gjorge Ivanov. Temë e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes Maqedonisë dhe Turqisë.
Do të këmbehen edhe mendime për tema rajonale dhe ndërkombëtare nga interesi i ndërsjellë.
Gjatë qëndrimit, Davutollgu do të ketë edhe aktivitete në suaza të shënimit të Ditës së arsimit turk në Maqedoni. (mia.mk)
