Botë

Britania, rekord me mbi 122,000 infeksione me Covid, nis rekrutimi i personelit mjekësor me vizë 12-mujore

24.12.2021 21:46

Një rekord i ri i rasteve me Covid-19 u vendos nga Britania, me 122,186 infeksione në një periudhë 24-orëshe, nga 119,789 të enjten....

Një rekord i ri i rasteve me Covid-19 u vendos nga Britania, me 122,186 infeksione në një periudhë 24-orëshe, nga 119,789 të enjten.
 
Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, janë raportuar edhe 137 vdekje të reja nga Covid-19. Në total, 147 857 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.
 
Më herët gjatë ditës së sotme, u njoftua se qeveria britanike do të ofrojë viza pune 12-mujore për punonjësit e shëndetësisë nga vendet e tjera pasi pandemia e re e koronavirusit përkeqësoi mungesat shëndetësore.
 
Kjo masë do të jetë e përkohshme dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. 
 
Paga minimale vjetore për t'u kualifikuar për vizë do të jetë 20.480 paund (afërsisht 28.000 euro).