Botë
Kovid 19: Omikoron shkaktoi haos në trafikun ajror
25.12.2021 13:27
Kaos në trafikun ajror përshak të variantit të ri të virusit Korona "Omikron"...

Udhëtarët që kanë planifikuar të udhëtojnë gjatë festave e Krishtlindjeve u ballafaquan me probleme kur kompanitë anuluan rreth 4500 fluturime.Kombanitë e linjave ajrore kanë ngelur pa një numër të madh të të punësuarve.
Në krishtlindjet katolike u anuluan 2175 fluturime .Një e katërta e fluturimeve u anuluan në SHBA dhe 1779 flututurime në pjesët e tjera të botës.Pavarësisht disfatës së madhe me omicron në SHBA,Guvernatorja e NJY YORK-ut ,Kethy Hochul (Keti Houkëll) paralajmëroi se shteti nuk do të mbyllet.Theksoi se qyteti është i përgaditur dhe theksoi se miliona kompletë për testime në shtëpi, pritet të arrijnë deri në fund të vitit.
“Numrat vazhdojnë të rriten ,këtë e kemi paraparë dhe nuk është e befasishme .Ky është një variant shumë ngjitës dhe edhe njëherë do të përsëris se kjo nuk është gjendja e njejtë që e kishim në mars të vitit 2020 ,e as në periudhën e kaluar dimërore.E dimë që edhe numri i të hospitalizuarve vazhdon të rritet”, u shpreh guvernatorja e Njy York-ut, Kethy Hochul.
Kovid 19, Franc: Më shumë se 94 mij raste të reja në një dit
Krishtilindjet e katolikëve gjetën Francën me 94 mijë raste të reja ditore të Kovid 19 ,më shumë se në valën e infektimit që ishte në mars të viti të kalaur.
Nga fillimi i fushatës për vaksinim në Francë,pothuajse 53 milion persona kanë pranuar më së paku 1 dozë të vaksinës ,mbi 51 milion janë të vaksionuar me dy doza ndërsa dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar 22 milion banorë.
Tre ekipe të veçanta shkencëtarësh nga dy kontinente zbuluan se infektimet me omicron më së shpeshti sjellin simptoma të lehta nw krahasim me variantat paraprake te virusit Korona dhe kjo jep shpresë se disfata e tanishme ndoshta nuk do të jetë aq katastrofale siç u paralajmërua edhe përkundër numrit të madh të infektimeve.
Studiuesit ekzaminuan rrjedhën e omicron në popullatën në Afrikën jugore ,Skoci dhe Angli .Rezultatet tregojnë se me këtë lloj të virusit korona shanset janë më të vogla që njerëzit të përfundojën në spital.
FLORIJE BELULI KAMBERI
