Maqedoni
Kërçovë: Këthehen mërgimtarët, gjallërohet qyteti
25.12.2021 14:12
Gjatë këtyre ditëve ka filluar këthimi i mërgimtarëve tanë në vendlindje...

Prezenca e gurbetçarëve i ka sjellë gjallërinë e zakonshme qytetit të Kërçovës, ndërkohë që praninë e tyre në prag të festës së vitit të Ri, e ndjejnë edhe tregtarët dhe subjektet e afariste të cilët presin një rritje të qarkullimit ditor të mallrave.
Për të kaluar pushimet e festave të fundvitit, gjatë këtyre ditëve janë këthyer në vendlindje një numër i madh i mërgimtarëve tanë nga shtetet e Evropës perëndimore.
Jemi të lumtur që ndodhemi këtu për festat e funvitit, ndonëse vështirësitë e udhëtimit dhe masat shëndetsore kundër pandemisë globale janë të mëdha, shprehen disanga mërgimtarët tanë që janë këthyer për të kaluar pushimet dimërore me të afërmit e tyre në Kërçovë.
Këthimi i mërgimtarëve tanë në vendlindje ka ndikim edhe në rritjen e shitjes së mallrave, thonë tregtarët vendorë, të cilët gjatë ditëve në vijim presin rritjen e fluksit të mërgimtarëve dhe përfitime nga shitja e mallrave të tyre.
Krahasuar me vitin e kaluar i cili u karakterizua me mbylljen e kufijve për shkak të krizës shëndetsore, sivjet kemi një situatë më të relaksuar që jep shpresa për rritjen e kapacitetit të qarkullimit tregtar dhe përfitime që do të sigurojnë mbijetesën afariste për periudhën që vjen.
SHABAN DALIPI
