Maqedoni

Stoilkovski: A ka komunikuar Zabrçanec me Bokin për çdo ditë

25.12.2021 14:34

VMRO-DPMNE ka ftuar koordinatorin nacional për zbatimin e strategjisë së komunikimit të Qeverisë, Marjan Zabrçanec...

VMRO-DPMNE ka ftuar koordinatorin nacional për zbatimin e strategjisë së komunikimit të Qeverisë, Marjan Zabrçanec që tu përgjigjet pretendimeve që ish-pronari i 1TV publikoi dit më parë në lidhje me ndërhyrjen në punën e mediave. Sipas tyre bëhet fjalë për akuza serioze që kanë të bëjnë me punën e mediave. 
 
“A ka komunikuar Marjan Zabrcanec me Bojan Jovanovskin çdo ditë në kohën kur ai ishte pronar i 1TV? A i ka dërguar Marjan Zabrcanec njëqind herë tekste dhe lidhje, siç thotë Bojan Jovanovski, për t'i publikuar si përmbajtje në televizion? A e ka menaxhuar Marjan Zabrcanec Jovanovskin siç thotë ai vetë dhe me këtë ka menaxhuar edhe 1TV”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
Zabrçanec: Pretendimet e VMRO-së të pa sakta dhe manipuluese
 
Por ish-koordinatori nacional për Komunikim Strategjik dhe për zbatimin e Strategjisë së Komunikimit të Qeverisë, Marjan Zabrçanec, i ka hedhur poshtë si të pasakta, gënjeshtra dhe manipuluese pretendimet e VMRO-DPMNE-së për gjoja kontroll të gazetarëve apo mediave.
 
“Është për të ardhur keq që VMRO-DPMNE po bëhet megafon për Boki 13 dhe që nuk kanë bërë asnjë ndryshim në vetvete sa i përket qëndrimit ndaj mediave. Politika e trysnisë së regjimit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias përfundoi më 1 qershor 2017, me zgjedhjen e Qeverisë së re të atëhershme. Punonjësit e mediave gjithmonë do ta kenë mbështetjen time dhe të kësaj qeverie që të mos lejojë kurrë që manipulimi dhe shkelja e të drejtave të tyre të bëhet fenomen dominues në politikat mediatike. Liria e mediave është përditshmëria jonë e pushtuar dhe nga kjo më së shumti frikësohet VMRO-DPMNE”, shkruan në postimin e tij në FCB ish-koordinatori kombëtar për komunikime strategjike dhe zbatim të strategjisë së komunikimit të Qeverisë, Marjan Zabrçanec.
 
NAIM RAMDANI