Maqedoni
Zjarret në komunën e Tetovës, Aliti: Zjarre edhe dimrit nga mospastrimi i oxhaqeve
25.12.2021 15:19
Vitin që do lëmë pas në Komunën e Tetovës dhe pesë komunat rurale numri i zjarreve ka qënë në rritje sidomos gjatë stinës së verës...

Vitin që do lëmë pas në Komunën e Tetovës dhe pesë komunat rurale numri i zjarreve ka qënë në rritje sidomos gjatë stinës së verës thotë Komandantini NJTKZ Tetovë Uka Aliti. Sipas tij edhe në stinën e dimrit rritja e zjarreve është evidente dhe shqetësues pasi bëhet fjalë par jetën e qytetarëve.
“Numri i zjarreve është në rritje, në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020. Rritja e zjarreve që kemi pasur më shumë është gjatë stinës së verës,pasi edhe temperaturat kanë qenë jashtëzakonisht të larta. Me këtë sezon të dimrit ,me fillimin e nxëmjes, pasi qytetarët përdorin nxemjen gjatë sezonit të dimirt kanë filluar të paraqiten zjarre nëpër objekte,është një situat jashtë zakonisht e vështir pasi bëhet fjalë për jetë të njerzive”, u shpreh komandanti i NJTKZ Tetovë, Uka Aliti.
Aliti thotë,se zjarret gjate kësaj periudhe më shumë paraqiten nga oxhaqet e pa pastruara. Sipas Alitit problemi më i
madhë është tek ndertesat shumë katëshe ku banorët nuk i pastrojn oxhaqet kolektive.
“Këto zjarre më shumë paraqiten në oxhaqe,të pa pastruara ne si NJTKZ Tetovë,kemi bërë apele deri tek qytetarët tanë të pastrojnë më së paku dy herë oxhaqet,në shtëpit e tyre ose bizneset. Problemin më të madhe ne si zjarrëfikës e kemi,tek ndërtesat kolektive apo tek ndërtesat e larta ku shpesh qytetarët tanë nuk marrin masa për pastrimin e oxhaqeve kolektive”, theksoi Aliti.
Nga NJTKZ Tetovë thonë se gjatë vitit 2021 kanë intervenuar në 639 zjarre krahasur me 560 intervenime gjate vitit 2020.
VISAR SADIKI
