Maqedoni
Paraburgimi i Mijallkov, mbrojtja: Letër ambasadorit izraelit në Zagreb
25.12.2021 15:44
Përshkak të vendimit për paraburgim të gjykatës penale, mbrojtja e Mijalkov...

Përshkak të vendimit për paraburgim të gjykatës penale, mbrojtja e Mijalkov i ka dërgual letër ambasadorit izraelit në Zagreb. Avokati Davidoviq theksoi se janë vendosur për një hap të tillë pasi që gjykata në shpjegimin e vendimit ka theksuar se Mijallkov mund të arratiset përshkak të kontakteve dhe lidhjeve të ngushta me shërbimet secrete të Izraelit të cilët do ti mundësonin në çdo kohë pa dokument udhëtimi të strehohet.
“Kjo është herë e dytë që prokuroria të veprojë në këtë mënyrë. Ju kujtohet kur Villma tha se ka burim personal që as njëherë nuk ia tregon emrin që shum kisha dashur ta tregojë, që ta shyrtojmë edhe atë. Kësaj radhe kemi emrin e shtetit që përmendet dhe për këtë qëllim shkojmë që të bëhet kontrollë në këtë mënyrë që ti tregojmë publikut se në cilin nivel është gjyqësori dhe me cilat punë shërbehen edhe prokuroria edhe këshilli penal pranë gjykatës penale”, u shpreh avokati mbrojtës Zvonko Davidoviq.
Paraprakisht në një intervistë për TVM, prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Ruskoska tha se për caktimin e masës së paraburgimit për Mijallkov ka më shumë arsye posaqërisht që ajo paraprakisht kishte bërë tentim të arratiset, gjegjëisht nuk ka qenë i kapshëm për organet e ndjekjes 48 orë si dhe i janë shqiptuar disa aktvendime të shkallës së parë.
Lidhur me ankesën deri tek Gjykata e Apelit ku ankimohet vendimi i penales, akoma nuk ka përgjigje.
FLORIJE BELULI KAMBERI
