Maqedoni

Omikron: Mehmedoviq, shqetëson përhapja e shpejt por jo simptomat

25.12.2021 16:39

Rritje e numrit të të infektuarve ndërsa ulje e numrit të hospitalizimeve..

Ky është skenari i cili do të pasojë ,pasi dje në vend u regjistrua rasti i parë i llojit omicron vlerëson dr. Zlate Mehmedoviq.
 
Përvojat e deritanishme kanë treguar se virusi përhapet sikurse edhe fruthi dhe jep pasqyrë klinike të ngjajshme me ftohjen.Sipas Mehmedoviq e vetmja gje e cila shqetëson është përhapja e shpejtë dhe për këtë pret që në periudhën e ardhëshme ky mutacion të bëhet dominant në vend.
 
 
"Jo vetëm që do të bëhet dominant por këtë do ta bëjë në një periudhë shumë të shkurtër kohore.Në Afrikën jugore u bë dominant në periudhë prej 3 javëve ,tani 98 % e të gjitha rasteve që janë të infektuar atje janë nga omicron.Në SHB rreth 70-80 % e rasteve janë omicron.Kjo nuk do të thotë se omikroni si varijanë për momentin është diçka e keqe,e vetmja gjë që shqetëson është përhapja e tij e lartë megjithatë pasqyra klinike dhe simptomat na shkojnë në favor”, u shpreh mjeku specialist Zlate Mehmedoviq.
 
Omikron: Stojanov, grupimet në festa rrisin numrin e infektimeve
 
Paraqitja e omicron në vend ishte i pritshëm sikurse Delta dhe lloji Britanik ku në këtë ast grupi me rrezik më të lartë janë të rinjët ndërsa si vende më kritike për përhapjen e infektimit janë mbledhjet e shumta gjatë festave thekson për TVM epidemiologu dhe ish antari i Komisionit për sëmundje ngjitëse Aleksandar Stojanov.
 
“Delta I mbushte spitalet me pasqyrë të rëndë klinike ,këtu nuk është ashtu e rëndë por kjo nuk duhet të na gënjejë por qytetarët duhet të vaksionohen dhe ti respektojnë masat.Tani për tani virusi shkon në drejtim të mirë”, theksoi edipemiologu Aleksandar Stojanov. 
 
Mehedoviq dhe Stojanov bënë thirrje qytetarëve që ti respektojnë masat, ti zvogëljnë kontaktet gjatë  festave  dhe të vaksionohen.Dje u regjistrua rasti i parë i llojit Omicron në vend nga një përson që ka udhëtuar nga Britanija e madhe.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI