Takim me shefat e përfaqësive diplomatike-konsullore të Maqedonisë

22.12.2014 09:42

Prej sot deri më 26 dhjetor në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të mbahet Këshilli i rregullt vjetor i ambasadorëve - Takim pune i shefave të përfaqësive diplomatike-konsullore (PDK) të Republikës së Maqedonisë....

Me këshillin e ambasadorëve do të udhëheqë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, ndërsa para shefave të PDK-ve do të mbajnë fjalime edhe presidenti Gjorge Ivaov, kryetari i Qeverisë Nikolla Gruevski dhe kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski.

Siç njoftoi MPJ-ja, në këshillin e ambasadorëve është paraparë të bisedohet në tema të ndryshme, do të prezantohet puna dhe arritjet e shefave të DKP-së dhe aktivitete e planifikuara të diplomacisë së Maqedonisë për vitin 2015. (mia.mk)