Botë

Kosova regjistron 16 raste të reja me COVID-19

25.12.2021 18:13

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi më 25 dhjetor se janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus...

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi më 25 dhjetor se janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 2.142 mostrave.
 
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
 
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake autoritetet kanë administruar 1,390 doza të vaksinave kundër koronavirusit.
 
Në total numri i rasteve aktive është 342.
 
Që nga muaji mars, kur nisi fushata e imunizimit e deri më 25 dhjetor, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 780,024 qytetarë.
 
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët nga mosha 12-vjeçare dhe mund të marrin vaksinën e AstraZenecas apo të Pfizerit.
 
Ndërkaq, që prej fillimit të dhjetorit, personat mbi 18 vjeç mund të marrin edhe dozat përforcuese dhe ato të treta të vaksinës./evropaelire