Konferencë për ndërtim të gjelbërt në Maqedoni

22.12.2014 10:16

Në organizim të Këshillit të Maqedonisë për ndërtim të gjelbërt me mbështetjen e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) sot do të mbahet Konferenca e parë për ndërtim të gjelbërt në Republikën e Maqedonisë....

Qëllimi i konferencës është fillimi me veprimin e gjelbërt dhe krijimin e trendëve të rejave në ndërtimtari, definimi e gjuhës së njëjtë për ndërtim të gjelbërt me Evropën dhe pjesën tjetër të botës, njohja  e opinionit profesionist dhe të përgjithshëm, si dhe ngritja e vetëdijes publike në nivel kombëtar me promovimin e praktikës dhe teknologjisë së ndërtimit të gjelbërt.

Në Konferencë fjalim do të mbajë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ndërsa është planifikuar të marrin pjesë edhe deputetë, përfaqësues të odave ekonomike, si dhe përfaqësues të shumë kompanive dhe ekspertë nga sektori publik dhe privat. (mia.mk)