Maqedoni
Infektologët, shmangni grumbullimet për festa
26.12.2021 13:51
Kur vendi ka regjistruar rastin e parë me lloin e ri të virusit korona Omikron...

Kur vendi ka regjistruar rastin e parë me lloin e ri të virusit korona Omikron, festat e fundvitit paraqesin rrezik për shtimin e rasteve të reja. Infektologia Arlinda Osmani bën thirrje që qytetarët tu shmangen grumbullimeve, pasi rritja e numrit të infektuarve do të ishte e pashmangshme dhe do të krijonte presion nëpër spitale.
"Grumbullimi i personave të cilët mund te jenë asimptomatik apo të infektuar, në kontakt të afërt më shumë se një metër e gjysëm do të çojnë në rritjen e numrit të këtyre infektimeve. Vet grumbullimet të cilat do të vijnë si pasojë e festave, presupozojmë që do të çojnë deri në rritje të numrit, prandaj bëjmë apel deri te popullata që të respektojnë masat", u shpreh infektologja Arlinda Osmani.
Osmani: Mos përdorni anti biotikë pa konsultim me mjekun
Krahas virusit korona aktualisht ambulantat janë të stërmbushura edhe me pacientë të sëmurë nga gripet sezonale. Infektologja Osmani thotë se simptomat janë të njejta. Për tu vërtetuar nëse pacienti është me covid 19 është i patjetërsueshëm testi. Ajo me apel që të sëmurët në këtë periudhë të mos përdorin anti-biotik pa bërë analizat e duhura.
“Dhënia e antibiotikëve në fazën fillestare të të dyja sëmundjeve është gabim. Edhe dua të bëj një apel deri tek kolegët e mjeksësië primare që të evitohet dhënia e antibiotikëve ditët e para aty ku nuk ka nevojë, aq më tepër kur nuk kemi vërtetuar super infeksione bakteriale”, theksoi Osmani.
Infetologja Osmani njëherit apelon te qytetarëve që të mabjtur maskat, të respektojnë distancën dhe të kenë kujdes me higjienën personale.Gjithashtu sipas saj, vaksinimi është i nevojshëëm si mjet i vetëm që lufton virusin korona.
BELINDA KOKA ADEMI
