Maqedoni
Qytetarët e pakënaqur nga viti 2021, shpresojnë për t’i dhënë fund pandemisë në 2022
26.12.2021 14:14
Me ardhjen e festave të fundvitit organizohen festa familjare...

Me ardhjen e festave të fundvitit organizohen festa familjare, të cilat rrisin rrezikun e përhapjes së virusit korona. Një rrezik tjetër për shpërndarjen e virusit paraqet edhe ardhja e mërgatës pasi në disa vende të BE-së, është i pranishëm edhe lloji I ri I virusit korona Omikron, por si do ta presin vitin e ri qytetarët e vendit.
“Asgjë nuk presim krejt të vjetra asgjë ska më mirë vetëm më keq. Shtrejtësi krejt”, shprehet qytetari.
“Ky fundvit është mizere, për shkak të virusit korona, në të gjirtha aspektet jemi të pakënaqur”, thekson qytetari.
“Vitin e ri nuk e festoj unë, asgjë nuk kam përshtypje njejtë si përpara ndryshim nuk ka”, shprehet qytetari.
“Nuk kam planifikur ende, por me siguri fundin e vitit do ta festoj me familjen time”, thekson qytetari.
“Ne penzionerët cka kemi me prit, cka të vjen për krejt”, shprehet qytetari.
“Nuk e festoj sivjet, është rrezik tash”, thekson qytetari.
“Po me siguri se do ta festojmë fundin e vitit”, shprehet qytetari.
“Si do ta presim këtë vit pa para është shum vështirë, ky vit ishte i rëndë”, thekson qytetari.
Qytetarët e anketuar shprehen të pakënaqur dhe pesimist për vitin e ardhshëm 2022. Ata thonë se kushtet finaciare janë shumë të dobëta dhe nuk mund t’ia dalin sepse mbajnë familje dhe shtrejtësia është e madhe.
“Njejt asgjë spresim më mirë”, shprehet qytetari.
“Vitin e ardshëm nuk presim asgjë më mirë. Kushtet finansiare janë të dobëta, ne mbajmë familje”, thekson qytetari.
“Pres dicka me vendos Qeveria për të rinjt”, shprehet qytetari.
“Edhe vitin e ardhshëm nuk pres diqka më mirë, duke I parë kushtet financiare”, thekson qytetari.
“Vitin tjetër shpresojmë të kemi shëndet, fat dhe të na rriten nipërit dhe mbesat”, shprehet qytetari.
Qytetarët shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Ata njëherit thonë se ndoshta viti 2022 do të jetë vit i mbarë me përfundimin e pandemisë me virusin corona.
VLORA LATIFI
