Maqedoni
Arsim, gjysma e parë e vitit shkollor drejt përfundimit
26.12.2021 15:01
Gjysëmvjetori i parë për nxënësit e shkollave fillore është drejt përfundimit...

Gjysëmvjetori i parë për nxënësit e shkollave fillore është drejt përfundimit, por hallet e nxënësve dhe mësimdhënësve mbeten të njejta. Nxënësit thonë se procesin mësimor e ka vështirësuar pandemia, mbajtja e detyrueshme e maskave , por problem kryesor vazhdojnë të mbeten librat të cilat janë të dëmtuara kështu që një numër i konsiderueshm prej tyre është dashur të fotokopjohen.
Arsimtarët/nxënësit: Hallet tona mbeten të njejta
“Unë dëshiroj të ndryshojnë librat sepse ne të gjithë librat i kemi fotokopje, gjysmëvjetorin tjetër duhet tu kushtojmë vëmendje të gjitha lëndëve por mua më pëlqen gjuha angleze dhe matematika”, shprehet nxënësi.
“Probleme kemi pasur mnë së shumti me librat sepse nuk i kemi pasur origjinale dhe është dashur ti bëjmë kopje. Kisha dashur që nbë gjysëmvjetorin tjetër të hiqen maskat të hiqet pandemia të jemi të lirë më”, thekson nxënësi.
Edhe për arsimtarët ky vit ka pasur përparësi sepse mësimi është zhvilluar me prani fizike, por mangësitë edhe më tej janë të shumta dhe nuk janë përmirësuar.
“Përparësia e këtij gjysëmvjetori të vitit 2021 ishte fakti që u mësua me prani fizike kurse mangësitë kishin të bëjnë me problemin e rrjeteve , mungesa e librave sepse kishim pauzuar dy vite , sqarimeve të duhura që ishin lënë në harresë në bazë të sqarimit online. Gjitahshtu shtimi i ditarit elektronik dhe heqja e ditarit klasik ,gjë që pengon në shkollë edhe neve nuk na pëlqen por edhe nxënësi num e mer seriozisht sepse janë dy opcione fshi dhe anulo kurse në ditarin kjlasik nuk kishte ndryshime në nota”, shprehet arsimtarja Zejnep Nebiu.
Kuadri mësimor mbetet me shpresë se në gjysëmvjetorin e dytë procesi mësimor do të mirret më seriozisht dhe të ketë kontrolle më të shpeshta në shkolla. Gjysmëvjetori i dytë fillon me 30 dhjetor ndërsa nxënësit iu kthehen bankave shkollore më 21 janar.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
