Maqedoni
Kovaçevski: Të gatshëm për përballje me sfidat ekonomike
26.12.2021 15:23
Me masat kundër krizës në dy vitet e fundit kemi shpëtuar mbi 60 mijë vende pune...

Politikat e mira ekonomike të Qeverisë gjatë pandemisë janë konfirmuar nga FMN në raportin e fundit, ka shruar në profilin e tij në Fcb kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski.
Në vitin 2022 sipas tij fokusi i Qeverisë së re do të jetë ekonomia, realizimi efikas i investimeve kapitale dhe mbështetja për ekonominë dhe punëtorët. Gjatë paraqitjes së tij në Ohër, Kovaçevski ka deklaruar se Qeveria është e gatshme të përballet me të gjitha sfidat e ardhshme thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Për të ndihmuar ekonominë në riparimin e dëmeve nga kriza, deri më tani i kemi investuar mbi 1.1 miliardë euro përmes gjashtë paketave të masave ekonomike. Në këtë mënyrë arritëm të shpëtojmë më shumë se 60 mijë vende pune, dhe ekonomia të kthehet më shpejt në baza stabile. Analiza e fundit e FMN-së konfirmoi gjithashtu se masat kundër krizës për të mbështetur ekonominë kanë amortizuar efektin negativ të pandemisë”, ka deklaruar Kovaçevski thuhet në kumtesën e LSDM-së.
VMRO-DPMNE: Kovaçevski i paaftë të drejtojë ekonominë
Por nga VMRO-DPMNE thonë se Kovaçevski mbetet një nga kuadrot më të paaftë për të drejtuar politikat ekonomike të vendit.
“Dimitar Kovaçevski mund të mburret sa të dojë, ai do të mbetet një nga ministrat përkatësisht zëvendësministrat që ka marrë pjesë në qeverinë ekonomikisht më të paaftë duke dëshmuar se edhe se ai vetë nuk është aftë për të drejtuar politikat ekonomike. Të hedhish shifra nga dora, 60 mijë e 30 mijë, 120 mijë nuk përputhet me realitetin që do thotë se qytetarët jetojnë çdo ditë në mjerim”, u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Sipas Arsovskit Kovaçevski nuk mund të mburret me sukses ekonomik me asnjë projekt si qeveri dhe si ekip ekonomik.
NAIM RAMADANI
