Maqedoni
Gjuetarët e Dibrës dhe Zhupës, kundërshtojnë rritjen e lejeve për gjueti
26.12.2021 15:42
Gjuetarët e qytetit të Dibrës dhe Qendrës së Zhupës kundërshtojnë ashpër ritjen e antarsisë...

Gjuetarët e qytetit të Dibrës dhe Qendrës së Zhupës kundërshtojnë ashpër ritjen e antarsisë dhe lejeve ditore të koncesionerit të gjuetisë në malet e Deshatit dhe Stogova. Ata formuan një komision 6 anëtarësh për të mbajtur takime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe pushtetit qëndror.
Në një takim të organizuar në shkollën Penestia gjatë shqetsimit të tyre ata thanë se gjuetarët e Dibrës dhe ata të Zhupës i kanë patur lejet për dy mij denarë më të shtrenjta se kolegët e tyre nëpër qytetet e tjera, mirëpo për vitin e ardhshëm koncesioneri “KANESH STOGOVO DOO SKOPJE" ka paraparë që të risë çmimet e antarsisë vjetore dhe atyre ditore mbi 100 përqind nga 6000 denarë në 12000 denarë.
Në fund pas formimit të komisionit gjashtë anëtarësh për të shpreh reagimin e tyre tek pushteti lokal dhe ai qëndror nënvizuan se nëse nuk I ulën çmimet gjuetarët e Dibrës dhe ata të Zhupës nuk do të nxjerin leje për vitin e ardhshëm ndërkaq për dëmet që u bëhen në pronat e tyre nga kafshët e egra ata do ti mbrojnë pronat e tyre me armët e gjuetisë.
ATLI DEMA
