Maqedoni
Covid 19: Rastet aktive në rënie, nuk parashihen masa shtesë
26.12.2021 16:02
Numri i rasteve aktive të regjistruara nga Kovid-19 në vend dje ra nën 5000 ndërsa është zvogëluar...

Numri i rasteve aktive të regjistruara nga Kovid-19 në vend dje ra nën 5000 ndërsa është zvogëluar edhe në rreth pesë për qind të numrit të rasteve pozitive të virusit prej analizave të bëra.
Rasti i parë i llojit Omicron të virusit SarsCoV2 në vend është zbuluar tek një burrë i ardhur nga Britania e Madhe.
Autoritetet kompetente shëndetësore kanë bërë të ditur se nuk parashikohen masa të reja shtesë në vend gjatë festave të fundvitit dhe e vetmja rrugëdalje nga pandemia mbetet vaksinimi.
Të dhënat preliminare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se lloji omikron i koronavirusit mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinave kundër Kovid-19, por ky lloj është më pak i rrezikshëm se lloji delta.
