Infosesion për programin e BE-së "Evropë Kreative"
Ministria e Kulturës dhe Delegacioni i BE-së në Shkup sot në BE Infoqendër do të organizojnë sesion informativ për programin "Evropa Kreative - program i Bashkimit Evropian dedikuar për sektorët kulturorë dhe kreativë"....

Siç kumtoi Ministria e Kulturës, qëllimi i infosesionit është që ta prezantojë "Kulturën" në "Evropa Kreative" dhe t'i prezantojë mundësitë, të cilat ajo i ofron për operatorët e kulturës së Maqedonisë si shfrytëzues të saj potencialë.
Programi "Evropa Kreative", e cila u miratua nga Këshilli i Unionit më 5 dhjetor të vitit 2013, është disenjuar që ta mbështetë zhvillimin e kulturës dhe sektorët kreativë, si burim kryesor i vendeve të punës dhe zhvillimit të përgjithshëm në Evropë. Programi është fokusuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe shumëllojshmërisë gjuhësore dhe përforcimin e konkurrencës në sektorin kulturor dhe sektorët kreativë.
