Maqedoni

Politik, do të zgjidhet këshill i ri ekzekutiv i LSDM-së

26.12.2021 16:58

Lideri i ri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski nesër në Këshillin qëndrorë të partisë duhet të propozojë Këshillin të ri ekzekutiv...

Lideri i ri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski nesër në Këshillin qëndrorë të partisë duhet të propozojë Këshillin të ri ekzekutiv, nënkryetarë të partisë dhe sekretarë general ndërsa zv Kryetarja Lukarevska e zgjedhur në Kongresin paraprak do të vazhdojë të kryer funksionin edhe në periudhën e ardhëshme.
 
Siç informojnë nga LSDM, Kovaçevski ka të drejtë të zgjedh antarë të në Këshillin ekzekutiv. Nga LSDM theksojnë se do të ketë kuadro të reja, me qëllim që partia të përforcohet edhe në mënyrë kadrovike dhe organizative. Prej atje theksojnë se janë të mirseardhur të gjithë antarët që në të kaluarën janë distancuar nga partia apo janë tërhequr nga politika me qëllim që kryetari i ri të mund të sjell energji të re në veprimin e partisë.
 
“Nesër presim të ketë ripërtrirje të energjisë së re e cila do të jetë pjesë e udhëheqësisë më të ngushtë, gjegjësisht pjesë e ekipit të Kryetarit Kovaçevskit dhe për këtë qëllim pres që në mënyrë plotësuse të ipet energji e re dhe motiv plotësues për të gjithë proceset që vijojnë. Është fakt që kur LSDM ka udhëheqësi të mirë atëherë shteti është i sigurt dhe stabil dhe kjo është garancë për suksesin avansimin dhe zhvillimin e shteti tonë”, u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE, Kovaçevski pas hapave të Zaev
 
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se Kovaçevski qw nga fillimi i marrjes së pozitës ka dëshmuar se është i njejtë si Zoran Zaev.
 
“Dimitar Kovaçevski tregoi dhe dëshmoi që nga fillimi i marrjes së funksionit se është i njetë si Zoran Zaev se i ka vlerat dhe parimet e njejta dhe se i intereson mbrojtja e krimit dhe se në të ardhmen do ti ndjek hapat e Zoran Zaev. Kështu shteti nuk drejtohet, për këtë qëllim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të largoheni të gjithë”, theksoi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
 
Nga kabineti i kryetarit Pendarovski, informojnë se të mërkuren pritet që ti ipet mandati Kovaçevskit, ku në afat prej 20 ditëve mandatari i ri duhet që Kuvendit tia dorëzojë përbërjen qeveritare dhe programin për punë të Qeverisë së re. Menjëherë pasi që Kuvendi të marrë propozimin e mandatarit fillon të rrjedhë afat i ri prej 15 ditëve ku Kryeparlamentari duhe të caktojë seancën ku do të zgjidhet Qeveria.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI