Maqedoni
Kryetari i FRASh, ftohet në bisedë informative nga policia
26.12.2021 17:16
Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini...

Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini, është thirrur në bisedë informative në stacionin policor në Qendër.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ajdini në rrjetet sociale. Kot mundoheni të na friksoni, nuk ja kemi frikën këtij regjimi sepse jemi në anën e drejtë, në anën e popullit, ka shkruar Ajdini.
Supozohet se Ajdini është thirrur në bisedë në polici për shkak të aktivitetit të disa ditëve më parë të Forumit rinor të ASH-së dhe deputetëve të kësaj partie, të cilët e lyen me ngjyrë të kuqe hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë, duke protestuar për kërkesën për faljen e të dënuarve Boban Iliç, Seat Koçanin dhe disa të tjerë me dosje kriminele.
