Në "Alo doktor" javën e kaluar janë paraqitur 927 persona
Gjatë javës së kaluar në linjën telefonike "Alo doktor" ndihmë mjekësore kanë kërkuar 927 persona.....

Thirrjet më të shpeshta ishin për simptoma të ndryshme, simptoma kardiovaskulare dhe respiratorë, për tension të lartë të gjakut, probleme për temperaturë të lartë trupore, kollë, ftohje dhe dhimje siptomale.
Për këshilla shëndetësore për qytetarët janë të disponueshëm 22 mjekë dhe çdo ditë nga ora 18 deri në orën 22 në call qendrën "Alo doktor" janë kujdestarë edhe drejtorët e institucioneve publike shëndetësore.
Sot në call qendrën, kujdestar është prof.dr. Nenojsha Peshiq, drejtor i Klinikës për dematovenerologji. Nesër do të jetë dr. Sllavço Stojmenski nga Klinika për traumatologji, të mërkurën dr. Suzana Dvojakovska nga klinika për kirurgji maksilofaciale. Të enjten qytetarëve do t'u përgjigjet dr. Tatjana Baevska-Vuçkoviq, drejtoreshë e Shtëpisë shëndetësore Shkup dhe të premten prof.dr. Nikolla Nikollovski nga Klinika për veshë, hundë dhe fyt, të shtunën dr. Sllobodan Gjorgjievski nga OPSH Stacioni shëndetësor Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi", ndërsa të dielën prof.dr. Biserka Qaeva drejtoreshë e Klinikës për pulmologji dhe alergologji.
Në call qendrën nga 15 shtatori, kur fitoi ky projekt janë realizuar 14.231 telefonata.
