Botë
Vdes fituesi i nobelit për paqe, Desmond Tutu
26.12.2021 18:11
Sot vdiq Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Desmond Tutu njoftoi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa...

Sot vdiq Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Desmond Tutu njoftoi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.
Tutu ishte aktivist i njohur i cili luftoi për barazi racore por edhe aktivist i të drejtave të komunitetit LGBT në Afrikë të Jugut duke qenë njëkohësisht kryepeshkop.
Tutu ishte 90 vjeçar. Presidenti i Afrikës së Jugut, Ramaphosa tha se vdekja e Tutus paraqet “edhe një përshëndetje më shumë nga gjenerata e jugafrikanëve të dalluar”.
Ai shtoi se trashëgimia e Tutus është “Afrika e Jugut e çliruar”. Kundërshtar i pakompromis i aparteidit, Tutu punoi pa u lodhur ndonëse pa dhunë, për rrëzimin e regjimit brutal të shtypjes në vendin e tij.
