Botë
Shqipëri: Pesë viktima të tjera nga Covid, 5,129 pacientë aktivë në të gjithë vendin
26.12.2021 18:57
Pesë pacientë të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend...

Viktimat janë një 61-vjeçar nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një 71-vjeçar nga Durrësi dhe një 72-vjeçar nga Mallakastra.
Nga 1,383 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 167 qytetarë.
Konkretisht 44 raste janë regjistruar në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnjë, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 5,129 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:
Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë, çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Statistika (26 Dhjetor 2021): Raste të reja ditore 167; Të shëruar në 24 orë 253; Të shtruar në spitale 121; Humbje jete në 24 orë 5; Testime ditore 1,383; Testime totale 1,460,890; Raste pozitive 207,709; Raste të shëruara 199,386; Raste Aktive 5,129; Humbje jete 3,194
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2,381; Fier 579; Durrës 397; Shkodë 349; Elbasan 321; Vlorë 262; Berat 247; Gjirokastër 196; Lezhë 136; Korçë 103; Kukës 82; Dibër 76./Top Channel
