Maqedoni
Parashikimi i motit
27.12.2021 09:01
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga moti I ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje lokale shiu...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga moti I ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje lokale shiu, sidomos në pjesët perëndimore. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 2°C deri 6°C, ndërsa maksimalja nga 8°C deri 13°C.
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu dhe erë e lehtë jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9°C.
Gjatë ditëve të ardhshme, pritet të vazhdojnë reshjet e shiut, ndërsa në vendet më të larta malore pritet të ketë reshje të borës.
