Maqedoni
Shkup, sanksionohen 189 persona, 73 për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit
27.12.2021 09:24
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 189 sanksione, prej të cilave shtatëdhjetë e tri gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tridhjetë e katër sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e pesë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar edhe pesë masa për automjete të paregjistruara, gjashtë sanskione për shoferë fillestarë dhe katër gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
