Maqedoni
Samka Ibraimovski paralajmëron dorëheqje nga zv.drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”
26.12.2021 19:47
Kryetari i Partisë për emancipim të plotë të romëve, Samka Ibraimovski sot ka paralajmëruar dorëheqjen...

Kryetari i Partisë për emancipim të plotë të romëve, Samka Ibraimovski sot ka paralajmëruar dorëheqjen nga funksioni i zëvendësdrejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” duke sqaruar këtë vendim me pretendimin se si parti nuk u janë plotësuar premtimet për pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv. Thotë se do të qëndrojnë në koalicion me LSDM-në deri në takimin me kryeministrin e ri Kovaçevski, për të parë se çfarë mendimi ka ai në pjesën e koalicionit të tyre.
“Nesër do të dorëzoj dorëheqjen për faktin se nuk janë realizuar premtimet që do t’i realizoheshin partisë sonë politike. Vendimi i dytë është i gjithi unanimisht me kërkesën e disa partive politike rome që nesër të kemi takim lidershipi me të gjitha partitë rome – të miratojmë një platformë rome ku do të garojmë së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe u miratua unanimisht. E treta është që të qëndrojmë në koalicion me LSDM-në deri në takimin me kryeministrin e ri Kovaçevski, për të parë se çfarë mendimi ka ai në pjesën e koalicionit tonë, gjegjësisht nëse do të ketë copë tortë nga ajo që është premtuar t’i jepet PCER-it.”, tha Samka Ibraimovski, kryetar i PCER-it.
