Maqedoni
Simovski: 300 mijë mërgimtarë nuk janë regjistruar
27.12.2021 09:48
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, pret që regjistrimi i kryer I popullsise...

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, pret që regjistrimi i kryer I popullsise dhe amviserive të tregojë se rreth 300.000 mërgimtarë jashtë vendit kanë shtetësi, por nuk janë regjistruar.
Siovski per nje media te vendit ka thene se regjistrimi përfundoi në shtator, ndërsa për përpunimin e të dhënave duhet së paku gjysmë viti.
“Është përpunim që duhet të zgjasë pak kohë. Në regjistrimet e mëparshme, më të hershmet ishin një vit e gjysmë, dhe disa zgjatën dy vjet. Gjashtë muaj është periudhë e shkurtër”, tha Simovski.
Ai shtoi se rezultatet do të dihen vetëm kur të përfundojnë të gjitha fazat e përpunimit.Simovski deklaroi se ESHS ka ankesa për dhjetëra qytetarë në MPB që refuzuan të regjistrohen. Ata që nuk ishin në shtëpi do të gjenden përmes regjistrave.Regjistrimi që u mbajt në muajin shtator, përfshiu 1,833,000, ndërsa 205.000 të tjerë u regjistruan jashtë vendit.
