Maqedoni
Klinika e Pulmologjisë në Shkup, pacienti ndezi cigaren, shmanget shpërthimi
27.12.2021 10:13
Ministria e Shëndetësisë informon se sonte në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup..

Ministria e Shëndetësisë informon se sonte në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, një pacient i vendosur në dhomën për mbështetje të oksigjenit, ka nxjerrë maskën përmes së cilës po merrte oksigjen dhe ka ndezur një cigare.
“Për shkak të fluksit të oksigjenit në dhomë ka rënë zjarr dhe pacienti ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjoks. Stafi mjekësor kujdestar ka reaguar me shpejtësi, furnizimi me oksigjen është ndërprerë në kohë, gjë që ka parandaluar një shpërthim.”, njoftojn nga Ministria.
