Maqedoni
Filipçe: Tani për tani në RMV ka vetëm një rast me Omikron
27.12.2021 13:02
Tani për tani vendi mbetet vetme një rast të regjistruar zyrtarisht me lloin Omikron....

Tani për tani vendi mbetet vetme një rast të regjistruar zyrtarisht me lloin Omikron të virusit korona, ndërsa javën e ardhëshme pritet një grup shtesë testimesh thot minsitri në dorëheqje i shëndetësisë Venko FIlipçe. Ai njëherit thot se nuk vërehet rritje e numrit të rasteve pozitive apo të atyre nëtrajtim spitalorë.
“Duhet të bëhet një analizë shtesi gjatë javës së ardhëshme. Megjithse është i pranishëm në rajon për shkak të komunikimeve dhe udhëtimeve të shpeshta të qytetarëve tanë në vendet fqinje, duhet të kemi një analizë. Është diagnostifikuar vetëm një rast edhe më tej gjendja epidemiologjike është mesatarisht stabile, nuk ka rritje të numrit të personave të diagnostifikuar, dhe spitalet edhe më tej punojnë pa presion.”, tha Venko Filipçe, minsitër i shëndetësisë.
Filipçe: Nuk ka nevojë për kufizime të reja
Poashtu Filipçe vlerëson se nuk ka nevojë për kufiozime shtesë si pjesë e masave për tu mbrojtur nga përhapja e lloit Omikron të virusit korona apo të ndonjë lloi tjetër. Ai vlerëson se masat aktuale janë të jaftueshme edhe për festat e fundvitit.
“Personalisht mendoj se as për shkak të llit Omikron e as për ndonjë tjetër që eventualisht do të zbulohet nuk duhet të bihen kufizime shtesë. Të gjitha vendet në botë duhet të mësojnë të jetojnë me rregullat e përgjithshme preventive dhe rritjen e nivelit të vaksinimit. Kjo sëhtë dalja nga kjo krizë. Nuk mundemi për secilin lloj pa marr parasyshë karakteristikat deri në momentin kur nuk përkeësohet gjendja të aplikojmë masa të reja kufizuese. Ajo që nevoitet është vaksinimi i patjetërsueshëm, masat që të mos tejmbushen hapsirat e mbyllura janë të mjaftueshme. Ashtu si edhe masat për udhëtim.”, tha Filipçe.
Komisioni për sëmundje infektive po e ndjek situatën dhe në rast nevoje do të propozohen masa shtesë theksoi Filipçe. Sa i përket incidentit në Klinikën Pulmologjike në Shkup, ku një pacient hoqi maskën e oksigjenit dhe ndezi cigare derisa qëndronte i shtrirë, minsitri sqaroi se për fat të mirë ka pasur njerëz afër, të cilët kanë intervenuar dhe në kohë kanë arritu të shuajnë zjarrin duke shmangur një tragjedi më të amdhe. Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar të tjerë përveç pacientit që ka shkaktuar zjarrin.
VLORA LATIFI
