Maqedoni
LSDM: Sonte zyrtarizohet mandatari i ri
27.12.2021 13:20
Këshilli qendror i Lidhjes Socialdemokrate sonte mblidhet për të zyrtarizuar Dimitar Kovaçevskin mandatarë për formimin e qeverisë së re të vendit...

Këshilli qendror i Lidhjes Socialdemokrate sonte mblidhet për të zyrtarizuar Dimitar Kovaçevskin mandatarë për formimin e qeverisë së re të vendit. Përveç mandatarit në këtë mbledhje pritet të zgjidhet edhe kryesia e re e partisë. Paraprakisht është njoftuar dorëheqja e Oliver Spasovskit nga posti i nënkryetarit të LSDM-së, ndërkaq mospjesëmarrjen në Qeverinë e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski e kanë paralajmëruar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
“Në mbledhjen e sontme të Këshillit qëndror në rend dite është zgjedhja e udhëheqësisë së re të partisë. Me propozim të kryetarit Dimitar Kovaçevski, anëtarët e këshillit qëndrorë do të votojnë për zgjedhjen e udhëheqësisë së re. Përveç pikës për kryesinë e re, në rend dite është edhe zyrtarizimi nga ana e këshillit qëndrorë të kryetarit të partisë Dimitar Kovaçevski si mandatarë për formimin e qeverisë së re.”, tha Stefan Vasev nga LSDM.
