Në Egjipt janë likuiduar pesë ekstremistë
22.12.2014 10:27
Forcat egjiptiane të sigurisë kanë likuiduar pesë ekstremistë, pjesë të celulës terroriste, e cila ka përgatitur seri sulmesh në vend....

Pjesëtarët e forcave të sigurisë janë përplasur me ekstremistët në provincën Sharkia, me ç'rast ka humbur jetën një person. Tek trupat e ekstremistëve të vrarë është gjetur eksploziv, ndërsa tek depot e tyre është gjetur sasi e madhe e armëve dhe municionit, si dhe bomba artizanale dhe auto-bomba.
Ekstremistët e likuiduar kanë qenë anëtarë të grupit islamik "Ansar Bejt al Makdis", i cili është lojal i Shtetit Islamik.
Masat e sigurisë në Egjipt janë përforcuar për shkak të festave krishtere dhe Vitit të Ri. Sigurimi i kishave do të jetë deri më 7 janar, kur Koptët e festojnë Vitin e Ri.
