Botë

Kovid 19, Omikron po përhapet me shpejtësi në mbar botën

27.12.2021 14:48

Omicron po vazhdon të përhapet me shpejtësi në mbarë globin....

Omicron po vazhdon të përhapet me shpejtësi në mbarë globin. Disa shtete evropiane po shënojnë shifra redord të infektimeve të reja. Saktësisht 104.611 raste të reja të infektimeve me virusin Corona janë regjistruar në Francë vetëm brenda 24 orësh në fundjavë – që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. 
 
Ditën e tretë me radhë, Italia raportoi shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus. Numri i të infektuarve më 26 dhjetor në Itali arriti në 54,762. Ndërkaq 144 persona vdiqën si pasojë e koronavirusit në Itali brenda 24 orëve.
 
Edhe autoritet shëndetësore të Malit të Zi, njoftuan për një rritje të theksuar të rasteve me virusin korona. 545 raste të reja jane regjistruar me Koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën. Raportohet që personi më i ri që ka vdekur ishte në moshën 32 vjeçare.  
 
Për krishtlindje, mijëra fluturime janë anuluar mbarë botës, nga frika e përhapjes së virusit.                                                                                         
 
“Nëse jeni në aeroport, prisni 3 orë, pra kjo është sikur një linjë 5 orëshe.”, u shpreh një udhëtar.
 
“Unë po e pres nënën time të bëj testin për covid, gjithashtu babin tim dhe motrn time. Që i bjen se duhet të presim 3 orë.”, tha një udhëtar.
 
“Duhet përsëri të rezervojmë fluturimin.”, u shpreh një udhëtare.
 
Omicron po përhapet edhe nëpër anijet e mëdha. Autoritetet amerikane informuan për dhjetëra anija ku janë përhapur rastet e reja të infektimit. Për disa anije është e ndaluar hyrja në limane.                                                
“Udhëtarët  që nuk kanë covid u vendosën në kabine në katet tjera. Të infektuarit i koncentruam në kuvertë që ti izolojnë.”, tha një udhëtare. 
 
Edhe në Kinë është regjistruar numri më i madh i rasteve në këlt shtet brenda këtij viti. 162 persona janë detektuar si pozitiv ndaj Covid 19. 
 
Autoritetet kineze kanë izoluar qytetetin Xi’an dhe sipas rregullave të fundit njerëzit në Xi’an mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm në raste të rralla. Ilaçet e reja kundër Covid19, në vitin 2022 në mënyrë të konsiderueshëm do ti shtojnë gjasat për mbijetesë të pacientëve me pasqyrë të rëndë klinike, deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropë Hans Kluge. Ai tha se vaksinat e gjeneratës së re do të jenë më efikase kundër llojeve të reja të virusit korona të cilat do të prëhapet në mbarë botën.  
 
BELINDA KOKA ADEMI