Maqedoni

VMRO kërkon seancë për pyetje deputetësh

27.12.2021 15:01

Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa për mbajtjen e seancës për pyetje deputetësh...

Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa për mbajtjen e seancës për pyetje deputetësh. Konsiderojnë se janë manipuluar nga kryeparlamentari Xhaferi, i cili u ka kërkuar që kjo séancë të mbahet më 23 dhjetor, seancë në të cilën u konstatua dorëheqja e Qeverisë. Opozita vlerëson se pushteti po i ik përgjegjësisë për llogaridhënie para Kuvendit.
 
“Gjatë ditës së sotme ne si grup parlamentar do të dorëzojmë nënshkrime për thirrjen e një seancë të re për pyetje deputetësh më 30 dhjetor, përkatësisht të enjten e fundit të muajit aashtu siç parashihet me Rregulloren për punë të Kuvendit. Kështu që zhvendosja e juaj e seancës për pyetje deputetësh për 23 dhjetor, me marrëveshje të përbashkët, paska qenë vetëm manipulim I opozitës.”, tha Nikolla Micevski, koordinator i GP të VMRO DPMNE-së.
 
Xhaferi: Qeveria s’ka mandat
 
Mirëpo, Xhaferi konsideron se Kuvendi ka konstatuar dorëheqjen e Qeverisë dhe se një kërkesë e tillë është e papranueshme.
 
“Kuvendi konstatoi ndërprerje të manadatit dhe Qeveria nuk mund të korespondon me Kuvendin. Në fakt në seancën për pyetje deputetësh është detyrim që të merr pjesë kryeministri. Kryeministri nuk ka mandat siç s’kanë mandat asnjëri nga ministrat.”. tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
 
Paraprakisht Kuvendi miratoi propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti në lexim të III dhe propozim-ligjin për zhvillim, prodhim dhe qarkullim të mallrave ushtarake, në leximi II; ndërkaq futi në procedurë parlamentare propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të jashtme dhe propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të dy me procedurë të shkurtuar.
 
SHPËTIM NUREDINI