Maqedoni

Ankohen avokatët: Mijallkov mbeti pa pasuri dhe ende në burg

27.12.2021 15:17

Gjykata e Apelit i vlerësoi të gjitha rrethanat për mundësinë e arratisjes dhe Këshilli Penal...

Gjykata e Apelit i vlerësoi të gjitha rrethanat për mundësinë e arratisjes dhe Këshilli Penal duhej ta zbatonte vendimin që ish Drejtori i DSK së Sasho Mijallkov të lirohet . Kështu vlerësuan  Avokatët  mbrojtës të cilët potencuan se kanë  garancë e cila është realizuar dhe nuk mund ta shlyehet  dhe kanë  edhe vendim jo fuqiplotë të Gykatës Themelore, por klienti  gjendet në burg dhe llogaritet vendimi i Gjykatës Themelore diçka që nuk ekziston as në vendet afrikane. 
 
“Kjo është absurde dhe është dicka që deri tani nuk është parë, të paktën në vendimet. Për këtë duhet dëshmi. Është hera e dytë që Prokuroria vepron në këtë mënyrë. Këtë herë kemi emrin e shtetit që përmendet dhe për këtë shkak shkojmë në këtë mënyrë të kontrollojmë dhe ti tregojmë opinionit për nivelin e gjyqësorit.”, tha Zvonko Davidoviq, avokat.
 
“Me sjelljen e tij Ministri i Drejtësisë ka shkelur parimet kushtetuese. Ëshë e paqartë se i ka marrë informatat se cili gjykatës i ka votuar. Në këtë mënyrë mbrotja vjen në përfundim se ministri ka pasur link me ndonjë nga gjykatësit që e kanë informuar duke i shkelur dispoziata e ligjit për procedurë penale.”, tha Lupço Shvrgovski, avokat. 
 
“As mbrotja por as edhe Miallkov nuk ishte i ftuar para Gjykatës edhe pse kjo është detyrim ligjor i gjykatës dhe prokurorisë. Edhe pse ne si mbrotje ishin në gjykatë nuk ishim të ftuar të sqarojmë propozimin dhe me këtë rast ka kërkesa skandaloze nga Prokuroria.”, tha Petar Vasilev, avokat.
 
Sasho Mijalkovi  me 11 milionë euro garanci, së pari ishte liruar nga paraburgimi për rastin  Arka, kurse më pas mori paraburgim të ri për rastin Tokat në Vodno , proces gjyqësor që është në procedurë e sipër. 
 
FLUTURA LATIFI