Maqedoni

Burgu i Manastirt, virusi korona i merr jetën një të punësuari

27.12.2021 15:35

Një i punësuar në Burgun e Manastirit, i moshës 47 vjeçare ka humbur jetën nga virusi korona...

Një i punësuar në Burgun e Manastirit, i moshës 47 vjeçare ka humbur jetën nga virusi korona, derisa po trajtohej në Spitalin Klinik të Manastirit.

Si ka bërë të ditur Drejtori i Burgut të Manastirit, Dragan Krajovski janë edhe 16 të burgosur pozitivë me Kovid-19, të cilët kanë simptome të lehta, ndërsa vetëm një person deri më tani është pranuar në spital. Autoritetet spitalore kanë njoftuar se pacienti tanimë I ndjerë është pranuar në gjendje të rëndë sëdetësore më 24 dhjetor dhe edhe pse i është dhënë terapi përkatëse dhe janë ndërmarrë masat mjekësore, pacienti ka vdekur mëngjesin e 25 dhjetorit. Drejtori i Burgut të Manastirit, Dragan Krajovski ka për 16 të burgosurit të infektuar me Kovid-19, është vazhduar mjekimi në kushte shtëpiake me kontrolle të rregullta nga personeli mjekësor.