Maqedoni
VMRO-DPMNE: Institucionet ti hetojnë akuzat e Jovanovskit
27.12.2021 15:44
Tri ditë pas letrës së hapur të Bojan Jovanovskit, I cili thotë se Zoran Zaev së bashku me vëllaun e tij kanë përfituar prej tenderëve në REK Manastiri...

Tri ditë pas letrës së hapur të Bojan Jovanovskit, I cili thotë se Zoran Zaev së bashku me vëllaun e tij kanë përfituar prej tenderëve në REK Manastiri, ende nuk ka distancim prej Zaevit, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie kjo dëshmon se ish-kreu I LSDM-së me bashkëpuntorët e tij janë të zhytyr thellë në krim.
“Në letër, Jovanovski dëshmoi dhe tregonte për zhvatje ku familja e Zoran Zaevit merrte përqindje të tenderëve në REK Manastir, duke shtuar se për të gjitha kishte dëshmi në celularin e tij. Për përkujtim, telefoni celular i Jovanovskit është konfiskuar nga prokuroria në rastin “Zhvatja”, por deri më tani nuk është bërë ekspertizë, as nuk është përdorur në aktakuzë dhe as nuk i është dhënë për ta përdorur në mbrojtje të Bojan Jovanovskit.”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Heshtja e Zaevëve dhe heshtja e institucioneve, sipas Stoillkovskit nuk ëshë përgjigje. Ai theksoi se institucionet duhet ti hulumtojnë akuzat e këtilla.
ERSAN PAJAZITI
