Maqedoni

Sh.F “Sande Shterioski”-Kërçovë, një mërgimtar ndan dhurata për 770 nxënës

27.12.2021 15:59

Në prag të festës së vitit të Ri, mërgimtari kërçovar Gëzim Miftari nga Zvicra, ka dërguar një donacion me dhurata për 770 nxënësit e SHF “Sande Shterioski” të Kërçovës....

Sot në shkollën fillore “Sande Shterioski” të Kërçovës, filloi shpërndarja e dhuratave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, një donacion i mërgimtarit Gëzim Miftari, me pako ushqimore për 770 voglushët e kësaj shkolle në prag të festës së vitit të Ri. 
 
Drejtori i shkollës Rrahim Pinjolli i shprehu mirënjohje ish nxënësit të kësaj shkolle, që tani jeton dhe vepron në Zvicër Gëzim Miftarit
 
Ai potencoi se këto pako që arritën ditën e premte, do tu ndahen nxënësve shqiptarë, maqedonas, turq dhe rom që e vijojnë mësimin nga klasa e parë deri në të pestën.
 
SHABAN DALIPI