Botë

Prishtinë, protesta për shkak të reduktimeve të energjisë

27.12.2021 16:13

Një grup qytetarësh protestuan sot para qeverisë së Kosovës, për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike....

Një grup qytetarësh protestuan sot para qeverisë së Kosovës, për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike. Ata kërkaun furnizim të rregulltë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe nacionalizimin e KEDS-sit. Protestuesit u mblodhën pranë ndërtesës së Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS dhe më pas shkuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
 
"Kanë filluar me nga dy orë reduktime, në vende-vende nga gjashtë orë, nga 12 orë, nga 24 orë. Ama këta janë edhe diskriminues, a e dini pse? Në vendet periferike, në fshatrat e Kosovës, rryma ndalet nga 12 orë nga 24 orë", tha Dibran Hoxha, njëri nga organizatorët e protestës.