Maqedoni

Agjencia për menaxhimin e pronës së konfiskuar, ndërpritet përkohësisht shitja e SH.A “Sllavija”

27.12.2021 16:24

Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar e ka ndërprerë përkohësisht por nuk heq dorë plotësisht nga shitjen e SH.A Sllavija....

Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar e ka ndërprerë përkohësisht por nuk heq dorë plotësisht nga shitjen e SH.A Sllavija. Drejtori Faton Asani bën me dije se Agjencia po përpiqet që aksione e kompanisë t'i nxjerrë në shitje me një rritje prej 51 euro dhe në këtë mënyrë të sigurojë para për punëtorët. Ai tregon se shitja ka filluar në momentin kur nuk ka pasur kërkesë për masë të përkohshme, e cila lind me kërkesën e ish-pronarit për të cilin ka një vendim fillestar për konfiskim të aksioneve.

VMRO-DPMNE: Qeveria donte ta shiste Sllavijën me çmim të ulët
 

Nga VMRO-DPMNE thonë se qeveria ka pasur për synim ti jepte pronës së SH.A Sllavijës një vlerë joreale të të ulët.

“Vlerësimi real në një rast të tillë do të bëjë një vlerësim real të aksioneve të SHA Sllavijës, i cili do të jetë disa herë më i lartë se 200.000 euro sa është dhënë çmimi për tërë pronën e Sllavijës” – tha Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Sipas Agjencisë, SH.A Sllavija ka borxh ndaj 72 kreditorëve me vlerë të përgjithshme mbi dy milionë euro, pa kamatë. SHA Sllavija për momentin ka borxh186 mijë euro ndaj 136 punëtorëve, me të ardhura vjetore mbi 700 mijë euro. (Sedat Selimi, TVM2)