Maqedoni
Ahmeti: Nuk na duhen zgjedhje por zgjidhje të problemeve
27.12.2021 16:44
Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje te parakohshme por ka nevojë që të zgjidh problemet me të cilat ballafaqohemi si shtet...

Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje te parakohshme por ka nevojë që të zgjidh problemet me të cilat ballafaqohemi si shtet tha kreu i Integristeve Ali Ahemeti në takimin e fundvitit me gazetarë. Ahmeti pret që kontesti me Bullgarinë të zgjidhet pas Viti të Ri, pasi siç tha ai nëse duam që të kemi një situat stabile dhe persopektivë evropjane duhet të zgjidhet kontesti me Bullgarin.
“Mendoj se në këtë kohë vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, por ka nevojë që të zgjedh problemin me të cilat po përballet me këtë rast. Nese duam që të kemi një situat stabile,te qëndrueshme te avancueshme,në drejtim të proceseve euro-atlantike, nevojë e domosdosshme është që të zgjedhet kontesti me Bullgarin, lidhur me marrveshjen për fqinësi të mirë. Mendoj se çështjet kanë avancuar.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
Ahmeti: Shkupi dhe Sofja të mos e politizojnë kontestin
Ahmeti ju bëri thirrje autoriteteve në SHkup dhe Sofje që të mos bëjnë politikë ditore me kontestin mes dyvendeve sepse duhet të mbrohen interesat afatgjata shtetërore.
“As autoritet tona e as nga ato bullgare që të mos politizohet,dhe të shtohen emocionet pasi është temë që në brendi, ka edhe emocione,kontestohet dhe është kontestuar nga pala bullgare më heret,nga forcat opozitare jo pa ndikim në forcar pozitare,sa i takon minoritetit bullgar që të pasqyrohet,në Kushtetutën e vendit dhe kjo çështje tani më është e tejkaluar.”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se si shqiptar jemi solidarizuar me popullin maqedonas me të cilin ndajm shtetin e perbashket, dhe kemi nje qellim qe shtetin tone ta shohem ne familjen e madhe europjane.
VISAR SADIKI
